Futboll Sport

PUBLIKOHEN PAMJET/ Lorik Cana nis pushimet përrallore me familjen në Dubai (FOTO)

Ish-kapiteni i famshëm i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, prej kohësh po jeton në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tyre, Bojken.

Herë pas here ai ndan me ndjekësit në rrjete sociale momente pranë familjes, ndërsa së fundmi ka njoftuar për ta se ka nisur pushimet përrallore në Dubai.

Në pozat e shkrepura, Loriku duket se po e shijon në maksimum udhëtimin dhe pamjet e bukura, duke shkrepur momentet më të këndshme kaluar pranë familjes së tij.

Ai ka pozuar me të birin pranë akuariumit gjigant të Atlantis, teksa i biri drejton gishtin nga peshqit e mëdhenj që sheh të notojnë pranë tij.

Në një tjetër pozë, ai ka filmuar bashkëshorten, Monikën, e cila e ulur në kafe pranë tij, qëndron në Instagram me telefon në dorë.

“Shka po thotë Instagrami oj gru?”- shkruan me humor Loriku pranë fotos ku bie në sy peizazhi i mahnitshëm i plazhit pas saj.

 

 

Related posts

PO SHKËLQEN/ Bardhi: Gega të jep atë që meriton, nëse vazhdoj kështu do të…

Isa.Autor

Hazard shënjestron Botërorin: Ky brez i artë i Belgjikës nuk ka kuptim pa trofe

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist perfekt nga Pavard, Choupo-Moting ndëshkon me kokë PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment