Futboll Seria A Sport

HIDHËRON TIFOZËT E “ZONJËS SË VJETËR”/ Ancelotti: I uroj Atletico Madridit të…

Carlo Ancelotti hidhëron tifozët e Juventusit. Trajneri i Napoli, pas fitores së ndeshjes kundër Cyrih në Ligën e Europës, komentoi edhe deklaratat e presidentit të Atletico Madridit, Cerezo, i cili tha dje se Ronaldo nuk kishte fituar pesë Champions:

Unë mendoj se Real Madridi i ka fituar me meritë të gjithë trofetë, edhe këto 5 Champions-it në kohën e Ronaldos. Atletico Madridi ka qenë një kundërshtar i ashpër dhe vazhdon të jetë kështu. I uroj Atletico Madridit ta fitojë një ditë Champions-in“. 

Tifozët bardhezinj e kanë marrë si një dëshirë anti-Juventus këtë koment të trajnerit të Napolit, duke shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tij. Një tjetër moment, që e shton antagonizmin në aksin Juventus-Napoli, edhe pse skuadra e “Carletto” duket se përbën më pak problem për bardhezinjtë në Serie A, se sezonin e kaluar, me Sarrin në krye.

Related posts

KËRKON TË TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ish-futbollisti i Tottenham i befason të gjithë: Dua të bëhem…

Delo.autor

Nga Kolarov te Shaqiri, kur politika përzihet me futbollin dhe nisin deklaratat… (RASTET)

Isa.Autor

PAS BOSHLLËKUT TË MADH/ Partizani gjen zëvendësuesin e Atandës tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment