Futboll Sport

PEZULLOHET NGA “UEFA”/ Ish-futbollisti i Interit mori karton me dashje, ja dënimi që do vuajë…

UEFA ka pezulluar futbollistin e Valecias, Xhefri Kondobia. Ish-futbollisti i Interit do të mungojë për 3 takime në Ligën e Europës.

Ai mori një karton të verdhë me dashje në barazimin kundër Celtic.

Francezi është një pikë e rëndësishme e Valencias, e cila do të vuajë mungesën e mesfushorit për 3 takime, 2 pezullim dhe 1 sepse ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë, në të njëjtën situatë është edhe Sergio Ramos, i cili pret vendimin për të verdhin që mori kundër Ajaks në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka hapur një hetim disiplinor për këtë rast, por nuk është shprehur ende.

Spanjolli mori një të verdhë në fund, kur Reali po fitonte 1-2 në Holandë, karton i cili do ta bënte të mungonte sfidën e ardhshme dhe të ishte i pastër për fazën tjetër.

Related posts

STUDIMI/ Bayern edhe një herë favorit, Inter më shumë shanse se Juventus

Delo.autor

Nisin dy takimet e Grupit D, Argjentina e dënuar për të fituar, Islanda për të plotësuar ëndrrën

Sadik.Autor

Mashtrimi i dekadës gjen si protagonist yllin e Kombëtares shqiptare

Sadik.Autor

Leave a Comment