Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Klopp “emëron” trajnerin e ardhshëm të Manchester Unitedit

Liverpool udhëton drejt “Old Trafford” këtë fundjavë për sfidën kundër Manchester United për Premier League dhe në prag të kësaj ndeshje trajneri Jurgen Klopp ka dalë në konferencë për shtyp, teksa u ndal të flasë gjatë për homologun e tij, Ole Gunnar Solskjaer.

Nuk ka asnjë dyshim që ai do të jetë trajner i United sezonin e ardhshëm. A mund ta imagjinoni momentin kur ata të sjellin një menaxher të ri dhe ai humbet në ndeshjen e parë?

E pra, kjo është e pamundur.  Ai e meriton 100%. Ai ka bërë gjithçka që duhet të bësh që të jesh i suksesshëm me ta“, theksoi gjermani.

Më tej ai shtoi se skuadra (United) tani është në tjetër nivel, edhe pse vuri në dukje se nuk po hidhte poshtë punën e Jose Mourinho, por sipas tij problemet në frymën e grupit e penalizuar ekipin dhe portugezin.

Që kur shkoi Solsjkaer aty gjithçka ndryshoi. Pogba po kalon një superformë. Mbrojtja ishte mirë më parë, por tani është plot me besim dhe e përdorin potencialin e tyre”, shtoi më tej Klopp.

Related posts

SHËNOI “TRIPLETË”/ Guardiola: Ky është AGUERO më i mirë që keni parë

Isa.Autor

Zhvillime në merkato, Basha dhe Memushaj mund të luajnë bashkë

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Mina larg Barcelonës, e duan shumë skuadra angleze

Isa.Autor

Leave a Comment