Futboll La Liga Sport

NUK NDALET SUPER YLLI I “LOS BLANCOS”/ Luka Modric mposht sërish Messin, ja trofeu i radhës

Paraditen e sotme Luka Modric është prezantuar me çmimin e tij të ri të fituar. Mesfushori kroat është vlerësuar si “Organizatori më i Mirë në Botë” për vitin 2018.

Federata Ndërkombëtare e Historisë & Statistikave të Futbollit (IFFHS) e vlerësoi mesfushorin 33-vjeçar për arritjet që pati ai duke fituar Champions League me Real Madrid dhe suksesin me Kroacinë, ku shkoi deri në finale të Botërorit, të zhvilluar në Rusi.

Votimi nga ekspertët e futbollit nga 90 vende në botë e vendos mesfushorin kroat (272 vota) përpara Messit (144), Hazard (114), De Bruyne (36) dhe Neymar (18). Modric nuk ishte i vetmi yll i Real Madridit që mori një çmim përpara stërvitjes të së premtes, pasi Courtois gjithashtu u paraqit me çmimin (IFFHS) si “Portieri më i Mirë 2018”.

Në një nivel individual, Modric gjithashtu fitoi “Topin e Artë”, “Best award” dhe trofeun “Lojtari më i Mirë i Vitit”.

Related posts

“TELENOVELA” RONALDO NUK KA MBARUAR AKOMA/ Mendesh vazhdon të kërkojë një skuadër për portugezin

F.autor

“IA ARRITËM QËLLIMIT PËR FITOREN”/ Trajneri Reja: Uroj që të bëjmë ndeshje siç bëmë me Bjellorusinë, duhet të…

Delo.autor

Azdren Llullaku kthehet në Rumani, kontratë 2-vjeçare me Astra Giurgiu

Isa.Autor

Leave a Comment