Futboll Sport

Barcelona e “ngopur” nga Boateng, Valverde e përjashton nga ekipi

Ka gabuar fort cilido që mendonte se Luis Suarez do të përfitonte minuta pushimi falë ndonjë rotacioni të mundshëm në Sevilje, kur Barcelona do të ndeshet me Sevilla të shtunën. Të paktën referuar listës së futbollistëve blaugrana të grumbulluar nga trajneri i Valverde për ndeshjen e radhës.

Kevin Prince Boateng, futbollisti që u afrua te Barcelona pikërisht për t’i mundësuar uruguajanait minuta pushimi, është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e të shtunës ndaj Sevilla, për të dytën herë radhazi. Valverde ka grumbulluar vetëm 18 futbollistë, ku mungon ish-lojtari i Milan, sikurse dhe të dëmtuarit Vermaelen, Arthur dhe portiere Cillessen.

Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri i Barcelonës, Valverde, për ndeshjen e të shtunës ndaj Sevilla, e vlefshme për javën e 25-të të La Liga, përbëhet nga: Ter Stegen, Iñaki Peña, Semedo, Piqué, Rakitic, Busquets, Coutinho, Suárez, Messi, Dembélé, Malcolm, Lenglet, Murillo, Jordi Alba, Sergi Roberto, Aleñá, Vidal dhe Umtiti.

Related posts

SORMANI TAKIM ME DREJTUESIT/ Ja e ardhmja e trajnerit italian te Partizani

Delo.autor

SPALLETTI zbulon DEFEKTIN E INITERIT/ Ja pse nuk arrijnë të fitojnë zikaltrit

Isa.Autor

“NË CHAMPIONS NA PRET NJË NDESHJE E VËSHTIRË”/ Ylli Milinkovic-Savic rrëfen ëndrrën e tij: Dëshiroj të vesh fanellën e…

Delo.autor

Leave a Comment