Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E ARSENE WENGER TEK PSG? Presidenti i klubit, Al-Khelaifi befason me përgjigjen

Arsene Wenger nuk do të bëhet drejtori i ri sportiv i PSG, sipas presidentit të klubit në fjalë, Nasser Al-Khelaifi. Francezi i mirënjohur ka qenë pa punë, që kur u largua nga stoli i Arsenalit në fund të sezonit të kaluar, pas 22 vitesh në atë post, në Premier League.

68-vjeçari ka deklaruar se nuk ka plane për të dalë në pension, prandaj ka qenë i lidhur me një numër rolesh në klube të ndryshme. Raportet e mëparshme mediatike, këtë javë, sugjeruan se Wenger kishte takuar presidentin e PSG, Al-Khelaifi, për të diskutuar një lëvizje të mundshme në “Parc Des Princes”.

Wenger është parë si një zëvendësues i mundshëm për Antero Henrique, i cili është drejtor sportiv i gjigantëve të Ligue 1 nga viti 2017. Henrique shpesh ka pasur një marrëdhënie të vështirë me trajnerin e skuadrës, Thomas Tuchel, me gjermanin kritik të hapur ndaj merkatos së klubit gjatë janarit.

Kjo çoi në spekulime se Henrique mund të zëvendësohet, me Wenger në “pole position”. Megjithatë, Al-Khelaifi këmbëngul se raportet për një lëvizje të tillë të francezit janë të ekzagjëruara.

Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Arsene, – tha presidenti për “Le Parisien”. – Jam i afërt me të dhe e njoh prej një kohe të gjatë. Wenger është një trajner dhe trajner i mrekullueshëm, ka njohuri shumë të thella dhe të plota mbi futbollin. Sidoqoftë, ne e kemi një drejtor sportiv, Antero Henrique, tek i cili kam besim të madh.

Dëgjoj që mediat vazhdimisht thonë se Arsene do të vijë për të marrë këtë punë. Po e ekzagjëroni, na lini të punojmë, ju lutem. Antero po bën një punë shumë të mirë, ai do të vazhdojë me ne, qëndron atje“.

Related posts

PRITET TË LARGOHET NGA LIVERPOOL/ Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A. Ja skuadra që e kërkon…

Delo.autor

MARADONA DHURON SPEKTAKËL/ Lë intervistën në mes dhe fillon të kërcejë me koret e tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

Plas te Bayerni “përleshen” në stërvitje dy yjet e skuadrës

Q.Autor

Leave a Comment