Tifozi i Liverpulit, Kent Solheim i ka vendosur një emër të veçantë vajzës së tij. Ai e ka quajtur YNWA Sofi, duke e marrë është emrin sipas akronimit që përdorin tifozët e Liverpulit për shprehjen “You’ll never walk alone” (Ju kurrë nuk do jeni vetëm).
Kent ka qenë një tifoz i Liverpulit që kur ka marrë fanellën e tij të parë, tre muajsh dhe ia ka kaluar këtë dashuri për klubin edhe brezit tjetër. “Nuk ishte e vështirë të bindja partneret time për këtë emër.
Ajo e pëlqeu kur ia thashë, por ajo ishte pak skeptike për shqiptimin e emrin” – deklaroi tifozi i Liverpult.
Kent ka edhe emra të tjerë në mendje, për fëmijët e ardhshëm. Nëse është djalë, do ta quajë Xhorxh, si emri i mesëm i Stiven Xherard. Nëse është vajzë, do ta quajë Billi, sipas legjendës Bill Shenkli.
Meet the man who loves Liverpool so much, he called his daughter YNWA! 🔴
Gepostet von Bleacher Report Football am Dienstag, 23. Januar 2018