Futboll Premier League Sport

“NUK MENDOJ SE…”/ Guardiola kundër prokurorëve: Ata akuzohen për krime që…

Pep Guardiola foli në një konferencë shtypi për akuzat e prokurorëve ndaj politikanëve katalanas, të akuzuar për rebelim: Unë nuk mendoj se një vit më vonë duhej të ishte kush ende në burg. Ata e kanë treguar dhe vërtetuar se janë akuzuar për krime që nuk i kanë bërë. Unë shpresoj se ata të burgosur mund të kthehen në jetën e tyre, t’iu bashkohen familjeve. Kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”. 

Dihet se Pep Guardiola është në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës, gjë që e ka thënë publikisht, madje edhe e ka mbështetur. Mirëpo, për shkak të rebelimit të katalanasve vitin e kaluar, që kulmoi me atë protestë madhështore e të dhunshme me policinë, në burg gjenden ende shumë njerëz, që mendojnë si trajneri i njohur. Në solidaritet me ta, Guardiola mbajti një një fjongo të verdhë në pjesën e përparme të fanellës, gjatë ndeshjes që luajti kundër Schalkes në mesjavë, për llogari të Ligës së Kampionëve.

Guardiola foli para mediave, në prag të finales së “Carabao Cup”, të cilën do ta luajë të dielën kundër Chelsea, ekipit që e mundi 6-0 në Premier League, disa ditë më parë: Në atë kohë kam qenë shumë i lumtur, por sot nuk duhet të mendojme se e kemi mundur 6-0 Chelsea. Na pret një ndeshje krejt tjetër, ndaj lojtarët e mi duhet të përqendrohen. Fitohet në fushë, jo në bazë të asaj që ka kaluar”.

Related posts

Luftëtari pret Skënderbeun, tifozët gjirokastritë në delir: Sot më afër se kurrë ëndrrës europiane

Sadik.Autor

Igli Tare i revoltuar: Kampionati ka humbur besimin, sikur gjysmën e pikëve të mos na kishin marrë

Q.Autor

PO SHIJON LUKSIN E TIJ/ Poza e CR7 me Bugatti-n e tij 3 milionë euro zbulon një surprizë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment