Futboll Seria A

Zbulohet formacioni i të dështuarve të javës së 21-të në Seria A

Kthimi i kampionatit italian nuk ka qenë shumë i mirë për disa futbollistë. Shenjë që tregon se pushimi dyjavor mund të ketë ndikuar negativisht te disa ekipe dhe se puna që duhet të bëjnë trajnerët është akoma e gjatë. Në javën e 21-të të kampionatit italian ka befasuar humbja e pësuar nga Fiorentina në fushën e Sampdoria-s, por nuk kanë bindur as lojtarët e Inter dhe Roma.

Pavarësisht fitores të marrë në Cagliari, edhe Milan është vënë në vështirësi nga një gabim i Donnarumma, në rastin e golit të avantazhit të realizuar nga Barella, dhe nga kartoni i kuq i marrë nga Rodriguez.

Fomracioni i të dështuarve të javës së 21-të
Skema: 4-3-3
Donnarumma 5,5; Pezzella 4, Rodriguez 4,5, Gobbi 4,5, Biraghi 4,5; Zuculini 4, Benassi 4,5, Pellegrini 5; Babacar 4,5, Pavoletti 5, Iago Falque 5. Panchina: Sorrentino 5,5; Bruno Peres 5, Cacciatore 5; Rincon 5, Gagliardini 5; Kownacki 5, Sau 5.

Related posts

SËRISH NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Coutinho rikthehet në Angli, por refuzon ish-skuadrën

Delo.autor

LA LIGA/ Reali fiton me përmbysje, Barcelona e mbyll me turp ndaj Osasunas

Delo.autor

BRDARIC NUK I DEL INATI ME ARBITRIN/ Trajneri i shkodranëve i vendosur për ankimimin në UEFA ndaj rusit

Delo.autor

Leave a Comment