Futboll La Liga Sport

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Messi mund i vetëm “viktimën” e preferuar (VIDEO)

Barcelona ka bërë një paraqitje spektakolare kundër Seviljës, duke marrë një fitore me përmbysje, me rezultatin 2-4.

Nëse kjo ndeshje do të kishtë një kryefjalë, padyshim që do të ishte Mesi, i cili shënoi tripletë. Sevilja kaloi e para në avantazh me anë të Navas, në minutën e 22-të, ndërsa Mesi barazoi me një supergol katër minuta më vonë. Merkado gjeti rrjetën e epërsisë në fundin e pjesës së parë.

Në 45-minutëshin e dytë, ishte Mesi që me dy gola përmbysi gjithçka. Njëri në minutën e 67-të dhe tjetri në të 85-tën, i dhanë trepikëshin katalanasve. Qershia mbi tortë erdhi nga Suarez, i cili përfundoj gjithçka në “Ramo Sanchez Pizujan”.

Kështu skuadra e drejtuar nga Valverde ka shkuar në kuotën e 57 pikëve, dhjetë më shumë se Atletiko i vendit të dytë, por me një ndeshje më pak.

Related posts

“Faleminderit, e merituat”, ja bakshishi marramendës që la Ronaldo në resortin grek

Isa.Autor

FLET PËR NATYRËN KONKURRUESE TË SUEDEZIT/ Ylli i “Djajve të Kuq”: Ibrahimovic më bëri të ndryshoja si…

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN NUK PO UDHËHEQ EKIPIN/ Ish-trajneri i PSG-së shprehet: Talenti i Neymar humbet në një kampionat pa…

Delo.autor

Leave a Comment