Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ SEVILLAS/ Pique tallet: I mundëm me rezultatin 5-1, tani duam të…

Përgjigje provokative ajo që mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i ka adresuar Real Madrid dhe pretendimeve të Los Blancos në lidhje me kalendarin e papërshtatshëm.

Dy formacionet do të përballen në mbrëmjen e të mërkurës në takimin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Pikërisht në këtë kuadër, mbrojtësi spanjoll i katalanasve, teksa kalonte nga zona miks pas suksesit 4-2 të Barcelonës në transfertë ndaj Sevilla nuk kurseu ironinë ndaj madrilenëve.

“Herën e kaluar kishin një ditë pushimi më shumë në dispozicion në krahahsim me ne dhe gjithsesi humbën me rezultatin 5-1… E di që do të na presin, do të kenë shumë dëshirë, por ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për të fituar. Tani duam të sigurojmë finale e Kupës, pastaj do të rikthehemi të mendojmë për kampionatin”, deklaroi Gerard Pique.

Related posts

CHRISTIAN ERIKSEN DËSHIRON LARGIMIN/ Rrëfehet trajneri Mourinho: Unë e di të ardhmen e mesfushorit danez…

Delo.autor

LA LIGA/ E zbulon partnerja e trajnerit: Simeone refuzoi ofertë marramendëse të PSG-së

Sadik.Autor

Ish lojtari i Bayern, Xabi Alonso rrëfehet në 360 gradë

Sadik.Autor

Leave a Comment