Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas 4 humbjesh radhazi, klubi i Premier shkarkon trajnerin

Vetëm 4 fitore dhe 7  humbje në 13 ndeshje kanë mjaftuar për të bindur Leicester City që të shkarkojë trajnerin Claude Puel. Vendimi është marrë pas humbjes së djeshme, 4-1 ndaj Crystal Palace.

“Dhelprat” kanë humbur në katër ndeshjet e fundit radhazi dhe kanë rënë në vend të 12-të të kampionatit anglez.

“Klubi i Futbollit të qytetit Leicester sot (të dielën) ka ndërprerë bashkëpunimin me Claude Puel, i cili lë pozitën e tij si menaxher i parë i ekipit me efekt të menjëhershëm.

Klubi dëshiron të falënderojë Claude për përpjekjet e tij në udhëheqjen e ekipit gjatë 16 muajve të tij në rol dhe t’i uroj atij në karrierën e tij të ardhshme”, shkroi klubi në njoftimin zyrtar.

Për momentin Leicester do drejtohet nga trajnerët Mike Stowell dhe Adam Sadler, ndërsa klubi po punon për të gjetur pasuesin e francezit.

Related posts

Liverpooli e shpërblen mbrojtësin e talentuar duke i ofruar…

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Roma sakrifikon yllin e saj. Vjen oferta nga Leicester

Delo.autor

MILITO I RI/ Lautaro Martinez bën diferencën mes Inter dhe Lyon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment