Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Juventusi ofertë portierit që ka fituar 3 Champions

Boshllëku i lënë nga largimi i një portieri legjendë si Gigi Buffon ende nuk është mbushur te Juventusi. Kampionët e Italisë kanë dy portierë të mirë në dispozicion, si polaku Wojciech Szczesny dhe italiani Mattia Perin, por të dy nuk po bindin drejtuesit e klubit bardhezi.

Për këtë arsye, sezonin tjetër mund të vijë në Torino portieri i Real Madrid, Keylor Navas, që ka shkruar historinë me skuadrën merengues, duke fituar Champions League në 3 edicionet e fundit. Pas ardhjes në “Bernabeu” të belgut Thibout Courtois, portieri 32-vjeçar nga Kosta Rika nuk ka patur më hapësira, duke qëndruar shpesh në stol.

Ndaj, Navas pritet të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni pas 5 vitesh me fanellën “los blancos” dhe Juventusi është gati ta veshë bardhezi. Duket se edhe Cristiano Ronaldo, që e ka patur shok skuadre dikur te Reali, ka sponsorizuar këtë transferim të mundshëm. Ardhja e Navas do të sjellë largimin e një prej portierëve aktual te Juventusi dhe më i rrezikuari është Perin.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Shkurtaj vendos pjesën e parë, bluzinjtë e mbyllin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

DOPIETË DHE PËRMBYSJE/ Mbappe regjistron statistika të “çmendura” tek PSG

Delo.autor

Lojtari anglez zbulon problemet me depresionin

Sadik.Autor

Leave a Comment