Futboll Premier League Sport

FUTET NË BETEJË ME “TË KUQTË”/ Manchester United vendos kontaktet me mesfushorin “bomber”, ja oferta e çmendur

Manchester United ka hyrë në konkurrencë me Liverpool-in për të marrë shërbimet e Bruno Fernandes, i cili është në pronësi të Sporting Lisbona.

Mesfushori me tipare sulmuese po kalon një sezon fantastik në Portugali, duke u bërë protagonist me 22 gola dhe 11 asist në 39 ndeshje ku ai ka luajtur për sezonin 2018-19. Shifra goxha të kënaqshme që kanë tunduar “Djajtë e Kuq” të avancojnë më tej duke vendosur kontakt me agjentin e lojtarit.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta portugeze “Abola”, por ende nuk dihet se për çfarë shifrat bëhet fjalë. Ndërkohë kartoni i 24-vjeçarit në “Transfermarkt” vlerësohet mbi 30 milionë euro.

Marrëveshja mund të finalizohet edhe me Sporting, pasi këta të fundit kanë probleme financiare dhe do ishin të ardhura të nevojshme nga shitja e portugezit.

Kujtojmë që më parë Fernandes ka luajtur në Serie A, me fanellën e Udinese e Sampdoria. Ndërsa numëron edhe 11 ndeshje me përfaqësuesen e Portugalisë.

Related posts

ROMANCË DHE SPEKTAKËL/ Rio Ferdinand i PROPOZON Kate Wright në qiell…(FOTO)

Isa.Autor

KONFIRMON RIKTHIMIN NË KAFAZ/ McGregor: Ende s’kam mbaruar punë, do t’i tregoj botës se kush jam

Delo.autor

Zërat për transferimin e Cristiano Ronaldos, “çmenden” aksionet e Juves në bursë

Isa.Autor

Leave a Comment