Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Kamza: Pak sekonda në fushë. Martinena shënon super gol dhe ngushton shifrat

Kukësi dhe Kamza luajnë në “Elbasan Arena”, një sfidë mjaft të rëndësishme mes tyre, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Kuksianët vijnë pas një jave plot ngjarje, ku Armando Cungu ishte në prag shkarkimi, por në fund u vendos t’i besohej sërish, ndërsa Gjici kërkoi 4 fitore radhazi, për më tepër pas fitores së djeshme të Partizanit.

Nga ana tjetër, te Kamza debuton Gentian Stojku, pas largimit të Ernest Gjokës, dhe teksa gjenden në vendin e fundit, do të kërkohet menjëherë reagim, edhe ndaj një Kukësi mjaft të uritur.

 

LIVE | Kukësi-Kamza 3-2

GOL: Shkurtaj 8′, Rama 47′, Rroca 59′ / Fukui 41′, Martinena 77′

 

KOMENTI LIVE

77’ GOOOOOOL KAMZA 3-2/ Ngushton shifrat ekipi i Stojkut. Shënon Martinena, direkt nga goditja e dënimit, një gol mjaft i bukur.

 

76’ Vjen edhe zëvendësimi i tretë te Kamza. Martinena në fushë, del Zisi.

76’ Faull ndaj Peçit në hyrje të zonës. Goditje dënimi për Kamzën.

70’ Rast për të shënuar edhe Çyrbja. Futet në zonë dhe godet, por Avdyli kontrollon.

63’ Stojku bën edhe ndërrimin e dytë. Peçi futet në vendin e Malajt.

59’ GOOOOL KUKËSI 3-1/ Shënon edhe të tretin ekipi i Cungut. Eduard Rroca, vetëm 3 minuta pasi u fut, gjen golin pasi shërbehet bukur nga e majta, nga Valdet Rama.

56’ Lëviz sërish Cungu. Fut Rrocën, nxjerr Limajn.

52’ Zëvendësimi i parë te Kamza. Bonani i lë vendin Mumajesit.

47’ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Valdet Ramës i mjaftojnë vetëm 2 minuta në fushë. Pasi merr një top të humbur nga Bonani, ai ecën me shpejtësi drejt zonës, dhe godet duke mposhtur Avdylin.

46’ Nis pjesa e dytë. Cungu e fillon menjëherë me një zëvendësim. Futet Valdet Rama, në dhomat e zhveshjeve mbetet Faton Xhemaili.

Related posts

REVOLUCION TEK MANCHESTER UNITEDI/ Solskjaer gati 6 largime “veteranësh” në fund të sezonit, ja lista me emrat

Delo.autor

STATISTIKAT/ Disfata ndaj Romës, ja 5 turpet për historinë e “Kuqezinjve”

Delo.autor

ZËRAT PËR LARGIMIN NGA PARTIZANI/ Mbrojtësi Boldor i jep fund aludimeve me një postim (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment