Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJE E VAKËT NË “NIKO DOVANA”/ Laçi ndalet me barazim nga të besuarit e Devollit

Kastrioti ka pritur këtë të diel Laçin në ndeshjen e radhës të kampionatit, me takimin që është luajtur në “Niko Dovana” në Durrës. Skuadra kurbinase vinte në këtë takim si favorite, por dhe e motivuar pas fioters mes polemikave të nja jave më parë ndaj Partizanit në shtëpi. Takimi është mbylluar në barazim 1-1, me nga një gol të shënuar në çdo pjesë.

Kështu, skuadra e Besnik Prengës, ka kaluar në avantazh që në minutën e 10` të takimit me anë të Fangajt. Një goditje nga këndi me topin që përfundon në zonë dhe arrin të kontrollohet nga Fangaj, që realizon bukur në shtyllën e dytë. 0-1 për Laçin, që ka dominuar edhe pjesën tjetër të lojës në 45 minutat e para të takimit.

Nga ana tjetër, Kastrioti është munduar të reagojë për të barazuar, por në 45 minutat e para nuk arriti të prekte rrjetën e Gentian Selmanit. Ndeshja ka qenë në ekuilibër në përgjithësi, pas shënimit të golit të Laçit, teksa aksionet e golit kanë qenë të pakta, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Me nisjen e pjesës së dytë, Kastrioti barzon shifrat vetëm pas dhjetë minutash lojë. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli kërkon golin dhe arrin të finalizojë saktë me Shehun.

Sërish një goditje nga këndi, me topin që përfundon në zonë aty ku krijohet shumë rrëmujë. Mbrojtja kurbinase nuk arrinë të largojë topin, i cili përfundon në këmbët e Julian Shehut, që nga brenda zonës mposht Selmanin. 1-1 në “Niko Dova” bën që çdo gjë të vihet në barazpeshë.

Pas barazimit është skuadra e Laçit që shfaqet më agresive, duke kërkuar barazimin. Ekipi kurbinas ndërmerr disa aksione por has shumë vështirësi në finalizim, duke mos arritur të ndryshojë shifrat deri në fund të takimit.

Laçi mbetet në vendin e katërt në renditje me 35 pikë, ndërsa Kastrioti shkon në kuotën e 20 pikëve, por mbetet në vend të nëntë në rendijte, teksa është 5 pikë më pak se Luftëtarit që është një vend më sipër. Laçi luan kundër Kamzës javën e ardhshme ndërsa Kastrioti kundër Flamurtarit.

Related posts

Ronaldo dëshiron të bëhet aktor kur të pensionohet

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Benzema do Serinë A, Real Madrid vihet në lëvizje për dy super yje

Delo.autor

NDARJA NGA ILARY BLASI? Legjenda Totti zbulon gjithçka: Jam lodhur duke e…

Delo.autor

Leave a Comment