Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Allegri: Ja çfarë do ndryshoj për sfidën ndaj Atleticos

Në përfundim të ndeshjes me Bologna-n, trajneri i Juve-s, Massimiliano Allegri analizoi këtë ndeshje dhe u ndal të flasë për sfidën me Napoli-n dhe Atletico Madrid-in.

Bologna – Disa mbetje nga ndeshje në Madrid ishin akoma tek ne, djemtë luajtën mirë, por në pjesën e parë goditëm pak, ndërsa në të dytën ishte më mirë dhe Perin na mbrojti rezultatin në fund.

Ishte e rëndësishme për të fituar këtë ndeshje dhe të shkojmë në përballjen direkte me të paktën 13 pikë diferencë. Nuk ishim shumë të shpejtë dhe të saktë në disa rifillime të lojës dhe kjo është gjëja që duhet të rregullojmë ndaj Atletico-s.

Atletico – Do të përballemi me një Atletico më mbrojtëse, kështu që ne duhet të jemi më mirë në hapat tonë, që duhet të jenë të shpejtë dhe të saktë, por sot kemi qenë të pasaktë.

Napoli – Do jetë një sfidë e madhe, mes vendit të parë dhe të dytë, por për ne do të jetë një test i rëndësishëm për përgatitjet anti Altetico Madrid.

Champions League – Sot lashë pushim Pjanic, Bonucci duhet të rikthehet në kushtet e mëparshme, e Chiellini ka një problem në pulpë. Gjithsesi do të jemi në kondicion të plotë më 12 mars.

Më duhet të rregulloj kushtet e disa lojtarëve, në të kundërt do të bëjmë një katastrofë edhe në ndeshjen e ardhshme, por nuk e besoj. Do te kemi adrenalinë të çmendur më 12 mars, jam i bindur se do të kalojmë këtë turn.

Related posts

FOTO/ Parashikimet e ekspertit italian: Ja ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para sot

Q.Autor

DY JAVË JASHTË FUSHËS/ Neymar i rikthehet fuqishëm stërvitjes (VIDEO)

F.autor

E PABESUESHME/ Mourinho nuk ndalet, mesazh INJORUES për kapitenin e Man United

Isa.Autor

Leave a Comment