Kategoria Superiore Shqipëri

Një mungesë e sigurt ndaj Flamurtarit, Starova mban të fshehtë formacionin

Trajneri Sulejman Starova nuk do ta ketë të plotë skuadrën për transfertën e Vlorës, takim i cili do të luhet më 26 janar.

Përveç Lorenc Trashit të pezulluar pa afat nga klubi, mungesë e sigurt për ndeshjen me Flamurtarin është edhe Renaldo Kalari.

Në sfidën e fundit të 2017-ës, atë ndaj Vllaznisë, Kalari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, kështu që të premten nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Starova.

Në mungesë të Kalarit, në të majtë të mbrojtjes pritet të luajë Blerim Kotobelli. Gjithsesi, stafi ende nuk ka dhënë sinjale se cili do të jetë formacioni, që do të përballet të premten me Flamurtarin në Vlorë.

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Alarm tek Skënderbeu, 7 lojtarë pritet të mungojnë për duelin e mbijetesës

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Shamrok mposht në frymën e fundit Teutën falë talentit Emak

Delo.autor

BULLGARI-KOSOVË/ Rashica kalon Dardanët në avantazh, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment