Futboll Sport

“DUHET TË LARGOHET ME…”/ Terry dënon veprimin e portierit të Chelseat

John Terry ka komentuar veprimin e portierit Kepa Arrizabalaga në “Carabao Cup”, i cili nuk pranoi të zëvendësohej në minutën e fundit të shtesave, duke kundërshtuar Sarrin.

Legjenda e Chelseat ka thënë se veprimi i portierit spanjoll është i pakuptueshëm, pasi ai do të duhej të largohej me respekt nga fusha.

“Në momentin kur numri juaj shfaqet në tabelë, ju duhet të largoheni dhe të tregoni respekt”, tha ish-kapiteni i Chelseat duke folur në Sky Sports.

“Kjo është gjëja e fundit që lojtarët e dëshirojnë. I ka humbur vlerën një paraqitje të mirë, që e bën atë zhgënjyese. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Terry.

Related posts

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Real Madrid tashmë ka një marrëveshje me ish-mesfushorin e Barcelonës

Sadik.Autor

“Milan” gati ta largojë/ Mirabelli: E dija që kisha, kaq shumë armiq në ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment