Futboll Premier League Sport

BARAZIMI NË “OLD TRAFFORD”/ Batuta e Jurgen Klopp me Solskjaer: Ta marrë dreqi, çfarë ndeshje m**i!

Liverpool lëshoi sërish pikë të çmuara në garën për titull, duke barazuar pa gola në Old Trafford, ndaj Manchester United që humbi 3 lojtarë për dëmtim gjatë ndeshjes.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kamerat ndoqën trajnerin Jurgen Klopp, i cili shkoi te kolegu i tij Ole Gunnar Solskjaer dhe i tha diçka në lidhje me ndeshjen, që në fakt nuk ishte e bukur dhe prodhoi shumë pak raste për gol, edhe ato kryesisht nga United.

Jurgen Klopp, paksa me humor, por edhe me zhgënjim, u kap nga kamerat duke i thënë kolegut të tij norvegjez diçka që dukej si: “Ta marrë dreqi, çfarë ndeshje m**i!”.

Më vonë Klopp deklaroi se ishte i kënaqur me një pikë në Old Trafford: “Para ndeshjes, me formën që ishte United, shumë njerëz do mendonin se ishte momenti më i keq i mundshëm për t’u ndeshur me ta, por fillimi i ndeshjes ishte i shkëlqyer. Më pas e humbëm ritmin dhe ishte një ndeshje e çuditshme. Natyrisht, prisnim më shumë nga vetja në aspektin e cilësisë, por e marrim me kënaqësi një pikë. Nuk shohim çfarë bën Man City, kemi ende gjithçka në dorën tonë dhe deri tani kemi pasur sukses, edhe pse kemi shumë barazime kohët e fundit”.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Martini: Ja ndryshimi mes Teutës aktuale me atë të vitit të shkuar

Delo.autor

E PABESUESHME/ Avdiaj bën “NAMIN” në Holandë, shënon dy gola brenda 6 minutash

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Goditje e rëndë për kampionët, Idrizaj realizon autogol të çuditshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment