Futboll Seria A Sport

DOMINON NË SERIE A/ Allegri thumbon: Në Itali nuk ka një ekip si Atletico Madridi…

Juventusi dominon në Serie A, ku kryeson renditjen me 13 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë. Megjithatë, vazhdon të vuajë në Ligën e Kampionëve, siç dëshmohet nga disfata e mesjavës së kaluar kundër Atletico Madridit, në fushën e këtij të fundit.

Shpjegimin përse ndodh kjo luhatje me bardhezinjtë e jep një trajner italian, duke folur për “Sky Sport”. Ai është Gianpiero Gasperini, i cili thekson dallimet mes kampionatit (italian) dhe Champions-it:

Në Serie A, Juventusi fiton, sepse e ka mjaft të lehtë këtë, falë “hendekut” teknik me të tjerët, që është i konsiderueshëm. Në Itali është e vështirë të gjesh një ekip të dytë, të ngjashëm me Atletico Madrid, në aspektin fizik dhe teknik. Në Itali nuk ka të dytë, me të njëjtin nivel si Juventusi. Përplasja me Atletico Madrid është mes dy skuadrash në të njëjtin nivel”.

Kjo është arsyeja pse përmbysja e disavantazhit 2-0 do të jetë e vështirë, sipas Gasperinit, por jo e pamundur: Juve do të duhet të bëjë gjithçka në perfeksion në ndeshjen e kthimit, sepse kundërshtari luan si skuadër kompakte. Atletico Madrid është shumë i fortë në mbrojtje, por edhe përpara. Juventusi duhet të ruajë karakteristikat e veta, por duke nxjerrë në pah të gjitha “armët” dhe aftësitë, sepse Championsi është objektivi i tij i madh“.

Deri më sot, Atalanta e Gasperinit është e vetmja skuadër italiane, që ka arritur ta mundë Juventusin, megjithëse në Kupën e Italisë, ndërsa në kampionat ka barazuar me kampionët italianë në fuqi.

Related posts

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Bota me sytë nga “Anfield Road”, super sfida që premton spektakël

Delo.autor

I MJFATOJNË 74 SEKONDA/ Talenti Haaland ndëshkon Bayern dhe zhbllokon sfidën në “Allianz Arena” (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON “TENTAKULAT” NË ITALI/ Leonardo në “luftë” për sulmuesin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment