Futboll Shqipëri Sport

ANALIZA/ Pesë vite leksione janë tepër, Tirona gati të rikthejë lavdinë e saj

7 shkurt 2014! Kjo është data në të cilën Tirana mban ende në krahun e saj shijen e fitores së një derbi të kryeqytetit. Trajnerë të pushuar, të tjerë të dorëhequr, eksperimentuar pa fund, por sërish të paefektshëm në këto 5 vite. Pas plot 15 takimesh të mbushura me humbje dhe barazime, por pa fitore, a do të arrijë Tirana të triumfojë këtë të premte? Një eufori po mbizotëron ne kampin e ‘Bardhë e Blu’ për shkak të formës së mirë që ekipi po kalon, ku nuk njeh humbje prej 8 sfidash.

Një frymë shpresdhënëse kjo, por sa e efektshme mund të jetë për derbin? Sa pak, po ashtu dhe shumë! Tirana ka treguar gjithë këto vite se është një ekip shumë i lëkundur. Justifikime nga më të ndryshmet janë përdorur nga drejtuesit, e kontestime nga ana tjetër. Kjo Tiranë edhe në sezonin më të mirë të saj (nëse mund të quhet një i tillë), ku përfundoi në vendin e katërt, nuk arriti ta thyente ‘mallkimin’. Ishte ndeshja e 13 marsit të vitit 2015 kur Tirana ishte ekipi pritës, ndodhej një pikë përpara Partizanit, me shpresën e madhe se do të fitonin, por në fund zhgënjimi ishtë i madh. Partizani fiton e mposht në shtëpinë e saj 1-2.

Tirana nuk di as të mbrojë rezultatin. Rikthehemi sërish pas, në 4 maj të vitit 2016, ku ishte sërish pritëse, vinte nga një formë e lëkundur, por zhvilloi një lojë befasuese. U ndëshkua në minutën e 21, por arriti të befasonte të gjithë kur përmbysi shifrat në 2-1. Të gjithë po mendonin se ‘mallkimi’ i famshëm po zhduket, teksa minutat po kalonin. E në fund, sërish e njëjta histori. Avantazhi i krijuar nuk di të ruhet, dhe në minutat shtesë barazohet gjithçka. Por tani a duhet të shpresojnë ende tifozët e saj në fitore? Duhet të shpresojnë sepse Tirana po kalon një periudhë momentale të mirë? Apo sepse po ‘i shpëton’ zonës së ftohtë së rënies nga kategoria? Tirana duhet të rikthehet ajo e dikurshme, e lavdishme dhe që lufton deri në fund për të fituar, jo për të mbrojur barazimin, apo për të shpëtuar nga humbja.

Duhet kthyer ajo që luftonte jo vetëm për kampionat, por për gjithçka. Jo vetëm tifozët e saj, por askush nuk e do më Tiranën në këtë gjendje. 5 vite ‘leksion’ nga të kuqtë, dhe rënia nga kategoria janë më se të mjaftueshme, dhe e tepruar madje, për një ekip si Tirana. Tashmë është koha që ‘Tirana’ të largohet, të rikthehet ‘Tirona’, ai ekip i cili di realisht si të fitojë.

Related posts

“ËSHTË E SHËMTUAR TA SHIKOSH JASHTË SKUADRËS”/ Nagelsmann: Khedira do të ishte një lojtar shumë i mirë për…

Delo.autor

INTER PRENOTON MARASH KUMBULLËN/ Verona gati të lëshojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Delo.autor

VLLAZNIA E VOLEJBOLLIT FEMRA NË EKRANIN E RTSH SHKODRA/ Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes dy palëve për transmetimin…

Delo.autor

Leave a Comment