Futboll La Liga Sport

NDRYSHIMI PAS LARGIMIT TË CR7/ Benzema merr frymë: Tani nuk jam violinë e dytë

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema ka dhënë një intervistë për France Football, ku ka folur për sezonin e shkëlqyer që po zhvillon te Real Madridi dhe për ndryshimin që ka ndodhur pas largimit të Cristiano Ronaldos.

“Më përpara, unë luaja për Cristianon. Kërkoja gjithnjë mënyrën për ta ndihmuar të shënonte sa më shumë. Isha gjithnjë violinë e dytë. Tani jam unë ai që duhet të marrë përgjegjësinë për të treguar se dua të shënoj, të jem lider i skuadrës.

“Jam i lirë të luaj futbollin tim. Ndihem shumë më i rëndësishëm dhe jam i lumtur për këtë gjë”, shprehet Benzema për revistën franceze, duke thënë diçka që praktikisht kuptohej lehtë, por që e thënë prej mund të ngjallë debate.

Benzema ka shënuar 20 gola (11 në kampionat, 4 në Champions, 4 në Copa del Rey dhe një në Superkupë) në 40 ndeshje këtë sezon, rendimenti më i lartë deri në këtë pikë të sezonit, që prej sezonit të tij të parë, në 2009, kur u transferua me Ronaldon në Madrid.

Sezoni më i mirë i Benzema-së në aspektin e golave të shënuar ishte ai 2011-12, ku francezi shënoi 32 gola në 52 ndeshje.

Related posts

ZBARDHET E VËRTETA/ E ndihmon edhe NASA, RONALDO stërvitet edhe kur nuk…

Isa.Autor

“NUK DUHET TË ISHE FARE KËTU”/ Tensione gjatë mbledhjes, Presidenti Lotitto përplaset keq me…

Delo.autor

QETSOHET GATTUZO/ Vjen LAJMI I MIRË para përballjes me Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment