Futboll Kategoria Superiore Sport

FOTOLAJM/ Ja “MOLLA E SHERRIT” tek Flamurtari që “TËRBOI” tifozët e “Demave”

Partizani-Flamurtari e zhvilluar ditën e shtunë në “Selman Stërmasi”, prodhoi një incident aspak të këndshëm, me tifozët e kuq që kaluan hekurat dhe u futën në fushë, për të goditur fotografin e Flamurtarit.

E gjithë kjo revoltë, erdhi pas golit të Andi Ribajt, ku lojtarët vlonjatë u mblodhën në cepin e fushës, për të bërë festimin e tyre tradicional këtë sezon, teksa ishin të drejtuar nga fotografi i skuadrës së tyre, Çimi Ramaj.

Por, aty u afruan edhe disa tifozë të Partizanit, që u ndjenë të provokuar nga ai festim, dhe pas disa fjalëve në distancë, u futën në fushë, për të nisur e për ta goditur.

Vetë klubi i Flamurtarit, ka publikuar ditën e sotme, edhe fotografinë, e cila në një farë mënyre, u bë edhe “molla e sherrit”.

Related posts

FITORJA NË DERBI I “DJEG” SARRIT/ Trajneri i Juventus humb dy titullarët për sfidën ndaj Milan

Delo.autor

NGA LOPËT NË FSHAT, TE BARCELONA/ Prezantohet trajneri i ri: As në ëndërr s’e kisha imagjinuar

Delo.autor

REFUZON OFERTËN E PARË BARCELONËS/ Ja çfarë kërkon Sheiku për të shitur Neymar

Delo.autor

Leave a Comment