Futboll Seria A Sport

LEONARDO NUK NDALET/ “Kuqezinjtë” synojnë të sjellin në Seria A yllin spanjoll…

Sulmuesi spanjoll Gerard Deulofeu mund të transferohet në Bundesliga sezonin tjetër (2019-2020). 24-vjeçari që po shkëlqen këtë sezon në Premier League me skuadrën e Watford (20 ndeshje dhe 6 gola), prej kohësh është vënë në shënjestër nga Milani. Gjithsesi, tani kuqezinjtë duhet të masin forcën edhe me Borussia Dortmund, që gjithashtu është interesuar për Deulofeu.

Leonardo synon të sjellë sërish në Serinë A sulmuesin, që ka veshur fanellën kuqezi për 6 muaj në vitin 2017 (17 ndeshje dhe 4 gola), por duket se do ta ketë të vështirë. Kontrata e talentit spanjoll skadon në verën e vitit 2020, ndaj janë të shumta skuadrat që duan shërbimet e Deulofeu.

Mbi të gjitha është Borussia, që po insiston ta bëjë pjesë e ekipit të saj për sezonin tjetër.

Watford duket se nuk po arrin të bindë lojtarin që të rinovojë kontratën, ndaj ish-sulmuesi i Barcelonës mund të transferohet në një ekip tjetër. Gjithçka do të varet edhe nga dëshira e Deulofeu, nëse pranon të rikthehet te Milani, apo të provojë një aventurë të re.

Related posts

TRANSFORMIMI I FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Skuadrat e mëdha i kanë lënë stafetën ekipeve “milionere”

Isa.Autor

Gjyqtarët/ Pesë javë prove për të mos i vendosur më tej fatet e sezonit, ose ”veting”

Sadik.Autor

CAGLIARI-INTER/ “Zikaltërit” sërish në avantazh, Lukaku realizon me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment