Futboll Seria A Sport

“IBRAHIMOVIC MË BEAFASOI”/ Pioli: Bodo duhet respektuar! Pres shumë nga Leao dhe merkato…

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, foli përpara ndeshjes së turit të tretë të Europa League ndaj Bogo/Glimt në “San Siro”. Trajneri preku disa tema të ekipit të tij, duke treguar edhe rrezikshmërinë e kundërshtarit norvegjez. “Nuk më pëlqen të mendoj se kemi gjithçka për të humbur, por kemi gjithçka për të fituar. Ne duhet të fusim në lojë filozofinë tonë të lojës. Ata kanë luajtur 20 ndeshje, 18 prej të cilave i kanë fituar dhe dy i kanë barazuar. Ne jemi duke bërë mirë, veçanërisht mendërisht. Ne jemi duke përgatitur ndeshjen sikur të ishte një finale. Unë u thashë djemve se kjo duhet të jetë ndeshja më e rëndësishme e jetës së tyre”

“Më befasoi gjendja e tij fizike! Kishte kaluar dy probleme të vogla dhe shqetësime muskulore duke mos zbritur në fushë as në dy miqësore… Mendoja se do të duhej pak kohë që të kthehej në formë dhe do të përjetonte pak vështirësi në fillim! Por, Zlatan u paraqit gati si mendërisht, ashtu edhe fizikisht”.

Merkato – “Unë kam besim të madh në punën e klubit për të forcuar ekipin. Në mbrojtje jemi pak sepse kemi Romagnoli, Conti dhe Musacchio jashtë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Bodo – “Ata kanë dy sulmues shumë të shpejtë. Gjithmonë duan të luajnë lojën, kështu që mund të na lënë pak hapësirë. Nëse nuk kanë humbur kurrë, është për shkak se kanë cilësi”

Leao, Romagnoli dhe Musacchio? “Shpresoj ta kthej atë sa më shpejt të jetë e mundur. Vështirë për të bërë parashikime, ai është i ri kështu që mbase mund të shërohet shpejt. Musacchio dhe Romagnoli janë më të mirë, por ne nuk duam ta parashikojmë kohën. Unë mendoj se ata mund të kthehen në fushë pas kombëtareve”

Leao këtë vit? “Ai duhet të vendosë cilësitë e tij në fushë, ai ka cilësi të shkëlqyera, duhet të luajë me ekipin dhe të bëjë ndryshimin, ai mund ta bëjë këtë. Vitin e kaluar ishte sezoni i tij i parë në një futboll tjetër. Unë pres prova bindëse prej tij”.

Diaz – “Diaz është mirë. Ende nuk kam vendosur nëse ai do të luajë, por ai është gati, ashtu siç janë edhe shokët e tjerë të skuadrës”.

A ju befasoi Calabria? “Unë jam shumë i lumtur kur lojtarët kapërcejnë momentet e vështira. Davide ka vuajtur disa kritika dhe disa nga vendimet e mia, por ai kurrë nuk u dorëzua dhe gjithmonë e vuri veten në dispozicion. Nuk më befasoi, jam i lumtur që po bën mirë me vazhdimësinë”.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, Shehi kryen 2 zëvendësime (VIDEO)

Delo.autor

“AI I PËLQENTE HAMBURGERAT MË SHUMË”/ Ish-portieri i Chelseat: Hazard nuk mendon për asgje më shumë se…

Delo.autor

ELSEID HYSAJ TEK ROMA? Flet agjenti i lojtarit: Për të mirën e të gjithëve, ne duhet…

Delo.autor

Leave a Comment