Futboll Premier League Sport

ARRIHET AKORDI ME SPONSORIN/ Manchester City firmos kontratën historike, ja shifra galopante

Manchester City ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e tij si klub dhe të dytën më të lartë në Premier League. Bëhet fjalë për një marrëveshje 10-vjeçare me “Puma”, e cila ka vlerën e 650 milionë euro. Marrëveshja në fjalë vjen pas asaj të Manchester United me “Adidas”, kur është fjala për kontratën më fitimprurëse në elitën e futbollit anglez.

Manchester City ka aktualisht partneritet me “Nike”, por do të implementojë një kontratë të re sponsorizimi nga vera e vitit 2019. Shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, ka thënë: Është një ditë historike për ne, sepse arrijmë diçka që nuk ka ndodhur më pare. Një partneritet i paparë, që mbulon pesë klube në katër kontinente.

Kjo marrëveshje shënon fillimin e një kapitulli të ri emocionues për “City Football Group”. Marrëdhënia jonë me “Puma” do të rivendosë modelin e partneriteteve sportive në një shkallë të vërtetë globale“.

Marrëveshja me “Puma” përfshin jo vetëm Manchester City, por edhe klubet “satelite”: Melbourne City, Girona, Club Atletico Torque dhe Sichuan Jiuniu. Me uniforma të kësaj kompanie të njohur do të vishen skuadrat e meshkujve dhe të femrave, por edhe të rinjtë.

Related posts

E RRALLË/ GJARPËRINJ dhe OFENDIME, tifozët anglezë kanë tjetër nivel ÇMENDURIE (VIDEO)

Isa.Autor

Merkato e Realit, Bale ka një kërkesë për Perez

Q.Autor

FK Vllaznia u kërkon FALJE tifozëve: Të gjithë përgjegjës…

Sadik.Autor

Leave a Comment