Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Sergio Ramos: Të mos lejojmë që të na shënojnë…

Barcelona fitoi 3-0 në “Santiago Bernabeu”, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, duke shkuar për herë të gjashtë radhazi në finalen e këtij kompeticioni. Nga ana tjetër, Real Madridi u dorëzua në njërën nga tri garat sezonale, teksa duhet të shohë “me dylbi” edhe kreun e La Liga-s. Pra, sipas të gjitha gjasave, skuadra e presidentit Florentino Perez do të dalë duarbosh në garat kombëtare, këtë edicion.

Shpresat janë varur te Liga e Kampionëve, trofe të cilin “Los Blancos” e kanë fituar në tri sezonet e fundit radhazi. Ndeshja e së mërkurës mbrëma la shumë zhgënjim te tifozët e kampionëve europianë në fuqi, por edhe një “imazh” që flet shumë, të cilit i referohet “Marca”. Bëhet fjalë për një “përkthim” të gjesteve të kapitenit Sergio Ramos, pas golit të tretë të klasikes së mbrëmshme, të cilin e realizoi Luis Suárez me “Panenka”, nga pika e penalltisë.

Pas kthimit në gol të 11-metërshit nga Luis Suárez, lojtarët e Barçës shkuan për të festuar nga ana e tifozëve të vet, ndërsa madrilenët, të dëshpëruar, iu drejtuan qendrës së fushës për të rinisur lojën. Në atë kohë është fiksuar Sergio Ramos, që iu bërtiste të tijve: “Të mos lejojmë që të na shënojnë gjashtë”.

Pra, del në pah frika e kapitenit, nga njëra anë, si dhe karikimi për shokët e tij, që të mos demoralizohen, sepse rrezikonin ta njollosnin fytyrën me disfatë edhe më të rëndë. Dhe të mendosh se po flasim për Real Madridin, që mendonte se ishte pranë kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit, pas barazimit 1-1 në “Camp Nou”, por e pa veten në situata të tilla për të ardhur keq, ku lideri i skuadrës bën thirrje për të mos u turpëruar, për të mos pësuar gjashtë gola…

Related posts

E BUJSHME/ La Liga zbulon situatën dramatike te Barcelona, 7 herë më pak buxhet për paga se Real Madrid

Delo.autor

REKORD ABSOLUT/ Shifrat e Haaland janë të pabesueshme, por norvegjezi befason: Nuk mbaj mend gjë

F.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Juventus mposht Torinon në Derbi falë golit të Locatelli-t

Delo.autor

Leave a Comment