Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË SHKARKIMIT NGA KLUBI/ Mrekullitë nuk ndodhin përditë, Ranieri zgjat kontratën…

Claudio Ranieri është në prag të shkarkimit nga Fulhami dhe pritet një vendim zyrtar sot, raportojnë mediat britanike. Trajneri italian ka humbur besimin e tifozerisë dhe do të takohet sot me drejtuesit e klubit, për të diskutuar për një ndarje me marrëveshje, sepse vetë Ranieri nuk ka ndërmend ta japë dorëheqjen.

Të mërkurën në mbrëmje Fulham u mund në Southampton dhe tashmë është vetëm çështje kohe që të vijë ndryshimi i radhës në stol, me shpresën se do të ndryshojë diçka, sepse për momentin skuadra londineze duket në rrugë pa kthim, në fundin e tabelës në Premier League.

Pritet që drejtimin e skuadrës ta marrë përkohësisht ish-mesfushori Scott Parker.

Ranieri firmosi në nëntor kontratë 2-vjeçare dhe në të nuk u përfshi ndonjë klauzolë për largim në rast zbritjeje nga kategoria. Në atë kohë pronari Shahid Khan tha se emërimi i ish-kampionit të Anglisë ishte “bast i sigurt”.

Gjithsesi, tashmë dashuria ka marrë fund dhe 11 humbje në 17 ndeshje flasin qartësisht kundër Ranierit, i cili nuk ka mundur të bëjë magjinë e radhës, pas titullit të pabesueshëm që fitoi me Leicester City-n.

Related posts

Joao Miranda: Jam mbrojtësi më i mirë në …

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË NBA/ Sajti porno ofertë të frikshme për emrin e stadiumit… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i SKËNDERBEUT kërkohet nga ekipi i Superligës TURKE

Isa.Autor

Leave a Comment