Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES DERBI KRYEQYTETAS/ Ja 10 arsyet pse fiton Tirana

1) Në 2019 ka gjetur balancat e munguara. Jo rastësisht ka marrë gjashtë rezultate pozitive.

2) Ngo i ka bërë të rrezikshëm në sulm, por është në formë edhe Kobinah.

3) Janë më të kujdesshëm në mbrojtje dhe portieri Abibi është përmirësuar ndjeshëm.

4) Nuk ka asgjë për të humbur. Presionin e ka Partizani si një skuadër që kërkon doemos titullin. 5) Lufton për dy rezultate: fitore dhe barazim. Një pikë nuk do ishte keq, ndërsa “demave” mund t’u afrohet Kukësi me Teutën.

6) Ka shumicën e stadiumit bardheblu, tifozët mund t’i japin një dorë.

7) Dakord, këtë vit nuk është një Tiranë për titull, por nuk është as pa cilësi. Ka shumë lojtarë që mund ta vendosnin një ndeshje si kjo.

8) Partizanit i mungojnë Trashi me Hilën. Janë të dy lojtarë formacioni, nuk mund të thuhet se nuk ndikojë.

9) Hasani dhe Hoxhallari kanë shansin për revansh, pas gabimeve në derbin e fundit. Janë të dy në formë, mund të bëjnë diferencën.

10) Kanë sulmin më të mirë të Superiores. Kush tjetër mund ta sfidojë si duhet mbrojtjen më të mirë të kampionatit…?

Related posts

LËSHON “TENTAKULAT” NË SPANJË/ Inter “piketon” dy lojtarët e “Katalanasve”…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Futbollisti shqiptar rezulton me COVID-19, i gjithë ekipi futet në karantinë. Shtyhen ndeshjet

Delo.autor

NJË PENALLTI VENDOS TITULLIN NË SPANJË? Plasin polemikat pas fitores së Realit, reagon dhe trajneri i Barçës

Delo.autor

Leave a Comment