Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES DERBI KRYEQYTETAS/ Mema rezervon surpriza për formacionin ndaj “Demave”, ja problemi

Tirana ka mbyllur dje përgatitjet për takimin derbi. Bardheblutë nuk kanë probleme dëmtimesh apo pezullimesh dhe nga kjo anë Mema është i qetë. Kjo do të thotë se trajneri ka luksin për të zgjedhur formacionin më të mirë të Tiranës, i cili tashmë është ravijëzuar.

Një 4-3-3 apo 4-2- 3-1, nuk është se ndryshojnë shumë. Lojtarët që do të jenë në fushë janë të njëjtët, të cilët luajtën edhe në sfidën e fundit në kampionat me Skënderbeun. Abibi është lider i katërkëndorit, ndërsa para tij do të luajë katërshja me Kërçikun, Turtullin, Imamin dhe Hoxhallarin. Dy digat e mesfushës janë Maveje e Karabeci dhe me Dajën në stol. Para tyre si sulmues i dytë apo “playmaker” Edon Hasani.

Nga krahët do të sulmojnë Greca majtas dhe Kobina djathtas. Në sulm është i zakonshmi Majkëll Ngo, nga i cili pritet shumë në derbin e sotëm. Mema ka pasur gjatë gjithë javës dilemën e madhe për të aktivizuar Dokën në vend të Kobinës dhe nuk është çudi nëse ndodh edhe kështu, por deri dje ganezi ka fituar fanellën e titullarit të ekipit që do të përballet në fushë me Partizanin.

Related posts

QESHRAKE/ Në Maltë nuk e njohin mirë KUKËSIN: Luajmë në “Zeqir Ymeri”

Sadik.Autor

INDY 500/ Alonso rinis bashkëpunimin me McLaren dhe i rikthehet garave

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA vendos gjithçka, finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2023 do të zhvillohen në…

F.autor

Leave a Comment