Futboll La Liga Sport

“FRIKACAKU” SOLARI/ Ja pse të gjithë po qeshin me veprimin e tij (VIDEO)

Kriza e Real Madridit u pa herët në këtë fillim sezoni, që me largimin e Cristiano Ronaldos, më pas me shkarkimin e trajnerit Lopetegui dhe tani eliminimi në Copa del Rey nga Barcelona ka arritur pikë kritike.

Tifozët nuk mbajnë më, skuadra e tyre u turpërua për të dytën herë radhazi brenda një sezoni (5-1 në La Liga dhe 0-3 në Copa del Rey), teksa po përgatiten për një tjetër “El Clasico” për ditën e shtunë në kampionat.

Trajneri Santiago Solari dhe skuadra janë stërvitur në qendrën Valdebebas dhe pas stërvitjes të gjithë kanë filluar të largohen, por disa tifozë të “Los Blancos” ishin tek dera kryesore duke pritur, kjo gjë ka trembur trajnerin argjentinas, megjithëse para tij kaloi Lucaz Vazquez dhe nuk pati asnjë problem.

Sapo është afruar tek dalja kryesore, Solari ka bërë një kthesë U të fortë me makinën e tij modeste të tipit “Smart” dhe ka shmangur përplasjen me tifozët e acaruar pas humbjes ndaj Barcelonës.

Related posts

Roma shënon golin e tretë ndaj liverpoolit

Sadik.Autor

Zyrtare/ Trajneri Lucien Favre merr drejtimin e Dortmundit

Sadik.Autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Nga trajneri tek lojtarët, Vllaznia në udhëkryq prej… ankandit

Delo.autor

Leave a Comment