Futboll La Liga Sport

NDRYSHOHET KALENDARI I LA LIGAS/ Tifozët janë më të rëndësishëm se paratë, ja kur do të luhen ndeshjet

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka bërë të ditur se nuk do të ketë më ndeshje të La Liga-s të hënave.

Tifozët e Alaves kanë protestuar gjatë fitores së arritur nga skuadra e tyre në kampionat kundër Levante-s për zhvendosjen e ndeshjes të hënën në mbrëmje. Një zgjedhje e diktuar nga kompanitë televizive.

Tifozët e Alaves kanë protestuar edhe për zhvendosjen e ndeshjes së luajtur kundër Athletic Bilbao, e luajtur një ditë të hënë në dhjetor. “Biznesi është i rëndësishëm, por tifozët më shumë”, ka thënë Rubiales në  Twitter.

Ai ka shtuar: “Nuk do të ketë më ndeshje të hënave. Nga sezoni i ardhshëm, ndeshjet e La Liga-s do të luhen të shtunën dhe të dielën. Do të shohim se çfarë do të bëhet me të premten”.

Ndeshjet e La Liga-s janë luajtur të hënave që nga 2010-ta dhe, pavarësisht rritjes së telespektatorëve, ato kanë sjellë një rënie për sa i takon numrit spektatorëve në shkallët e stadiumeve.

Related posts

KALENDARI/ Superiorja rikthehet në mesjavë, sfidë “titulli” në Korçë. Ja datat dhe oraret

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Barcelona prek çerekfinalet e Euroleague, fitojnë edhe Milano, Bayern e Real

Delo.autor

Shikoni çfarë ka bërë Ronaldo kur e ka mësuar gjendjen e Sir Alex Fergusonit

Sadik.Autor

Leave a Comment