Futboll La Liga Sport

NË PRAG “EL CLASICO”-S/ Jordi Alba këshillon rivalin: Ai nuk mund të krahasohet me…

Pas fitores 3-0 kundër Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, lojtarët e Barcelona-s po shijojnë momentin dhe po presin të luajnë Klasiken e radhës, këtë herë në kampionat.

Jordi Alba, mbrojtësi që sapo ka rinovuar kontratën me Barcelona-n, ka bërë disa deklarata për yllin e Real Madrid, Vinicius Junior, para super sfidës së të shtunës në mbrëmje.

“Është një lojtar i madh, i  cili po e ndihmon shumë Real-in pavarësisht moshës së re. Nuk ndodh shpesh që një 18-vjeçar të jetë lojtari më i rrezikshëm i një ekip kaq të madh. Ai është mes më të mirëve në çdo ndeshje”, ka thënë Alba.

Më pas ka ardhur një kritikë, ose një këshillë: “Mendoj se krahasimi me Messi-n, që është lojtari më i mirë në botë, nuk i bën mirë”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Kalon në avantazh me një aksion model (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRIA shkëlqen kundër Moldavisë, 3 pikët e para europiane për kuqezinjtë

F.autor

MILAN PRET ZYRTARIZIMIN/ Çfarë thotë presidenti për Castillejon: Për momentin…

Sadik.Autor

Leave a Comment