Futboll Premier League Sport

ISH-YLLI I MANCHESTER UNITEDIT/ Dimitar Berbatov: Lukaku nuk është një dimensional, ai luan si…

Romelu Lukaku mund të jetë ndër më pak të preferuarit nga tifozët e Manchester United, por ish-sulmuesi, Dimitar Berbatov është mahnitur nga përshtatja e belgut me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Më pëlqen Lukaku dhe ai ka fituar një vend titullari. Punon fort për të qenë në skuadrën e parë, e patë edhe në ndeshjen në ‘Silhurst Park’. Dy golat që shënoi, vrapimi që bënte, pasioni në performacën e tij e tregon këtë”, tha fillimisht Berbatov.

“Mos gaboni duke menduar se ai duhet të luajë si qendërsulmues. Në futbollin modern skuadrat luajnë me tre sulmues, dhe këta të tre mund t’i ndërrojnë pozicionet e tyre. Pasimi që Lukaku dha për Lingard kundër Liverpool, nuk ka shumë lojtarë që mund ta bëjnë atë pasim. Ishte si të shikojë Xavin ose Iniestan. Lukaku nuk është një dimensional sikur mendojnë disa njerëz“, shtoi ish-lojtari i United.

Bullgari shtoi se pret që ta shohë Lukakun sërish titullar në ndeshjen kundër Southampton.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ BYLIS/ Trajneri Gega: Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por…

Delo.autor

Zëvendësi Xhafa: Dikur luaja për titull, sot për mbijetesë, por ka shpresë se…

Isa.Autor

LIVERPOOL “TËRHIQET”/ Atletico kalon në avantazh që në minutën e ‘4 (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment