Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ SOUTHAMPTON/ Heroi Lukaku: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jemi…

Manchester United mori një fitore të rëndësishme 3-2 falë dy golave të Romelu Lukaku-t i cili është rikthyer vendimtar për Djajtë e Kuq.

Pas ndeshjes, sulmuesi belg ka folur për mikrofonat: “E dinim se na duhej fitorja sot dhe ia dolëm”, ka thënë belgu.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jemi të lumtur. Kemi krijuar shumë mundësi, sidomos në 10 minutat e para, por rëndësi kanë tre pikët”.

“Jam një sulmues dhe doja që Paul Pogba të godiste penalltinë. Ai po kalon një ecuri të mirë dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne”.

“Fokusi im ishte të ndihmoja shokët e ekipit. Trajneri më dha një tjetër mundësi sot. Duhet ta marrim nga ndeshja në ndeshje dhe të punojmë në maksimum në stërvitje”, ka përfunduar Lukaku.

Related posts

MAROTTA “HAKMERRET” NDAJ JUVENTUSIT/ Kërkon tek INTERI objektivat e bardhezinjve

Isa.Autor

220 MILIONË EURO NË “PJATË”/ Al Hilal gati të bëjë çmenduri për Lionel Messin

F.autor

NJË DËM I PRISH ËNDRRËN/ Por Rei Manaj tërbon serbët

Delo.autor

Leave a Comment