Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ SOUTHAMPTON/ Solskjaer i thur elozhe yjeve të ekipit dhe paralajmëron PSG

Manchester United ka vuajtur në Old Trafford ndaj Southampton, por në fund ka fituar 3-2 falë dopietës së Lukaku-t dhe një loje fantastike të Pereira-s.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka folur për gazetarët: “Ishte një nga ato ndeshje që i kishte të gjitha.

Në pesë minutat e para duhet të kishim shënuar dy gola. Ata u ambientuan dhe kanë shënuar dy gola të pabesueshëm. Ekipi im reagoi në mënyrë fantastike në pjesën e dytë.

Kemi besim pasi kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë humbje brenda në Angli. Lojtarët duan të kenë topin në zotërim dhe luajnë me vetëbesim.

Lukaku ka shënuar dy gola klasi, ai është një golashënues race dhe stërvitet çdo ditë për t’u përmirësuar.

Kohët e fundit kemi luajtur shumë mirë jashtë fushe dhe do të shkojmë në Paris me besim të plotë pasi nuk kemi çfarë të humbasim.

Do ta provojmë. Ky klub ka bërë përmbysje të mëdha në historinë e tij dhe ndeshja ndaj PSG nuk ka mbaruar ende.”

Related posts

TË TRE ME KORONAVIRUS/ Rrëfehet e fejuara e Ruganit: Një shok i madh psikologjik

Delo.autor

“EFEKTI SARRI”/ Chelsea gjen në kampionatin italian zëvendësuesin e Courtois

Isa.Autor

PSG, ofertë rinovimi për Rabiot: Përgjigja brenda javës

Sadik.Autor

Leave a Comment