Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-BARCELONA/ Solari do të tentojë hakmarrjen për disfatën e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Vetëm tri ditë pas ndeshjes së fundit mes dy rivalëve më të mëdhenj në futbollin spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës, El Clasico kthehet edhe një herë në “Santiago Bernabeu”, këtë herë në kuadër të La Ligës.

Të mërkurën, Barcelona e turpëroi Real Madridin në shtëpi, duke e mposhtur me rezultat 3:0 dhe duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Tani, skuadra e Santiago Solarit do të tentojë të hakmerret për disfatën e fundit, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ta arrijë këtë gjë kundër skuadrës së Ernesto Valverdes, që radhitet e para në tabelën e La Ligës, plot nëntë pikë para “Los Blancos”.

Përballja e parë mes këtyre dy gjigantëve spanjollë në La Liga nuk përfundoi aspak mirë për Real Madridin, pasi që Barcelona fitoi në shtëpi me rezultat 5:1.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Real Madrid:

Barcelona:

Related posts

“VITESE ËSHTË KLUBI MË PERFEKT PËR TË MË NDIHMUAR”/ Sulmuesi Broja: Kam qenë i përgatitur për t’u huazuar

Delo.autor

MBYLLJA E BASTEVE SPORTIVE/ Shakohoxha: Bastet do vazhdojnë të luhen,15 milionë euro largohen nga Shqipëria drejt…

Isa.Autor

Kane, Sane, Rashford, të nominuarit për lojtarin e ri më të mirë në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment