Futboll Premier League Sport

REFUZIMI PËR ZËVENDËSIM/ Kepa nuk ka faj, Sarri nuk i kishte thënë të vërtetën

Vazhdon të diskutohet në shtëpinë e Chelsea-t ajo që ka ndodhur në “Wembley” gjatë finales së Carabao Cup, të cilën Kepa Arrizabalaga e ka luajtur deri në sekondën e fundit, duke përfshirë edhe penalltitë.

Portieri ka refuzuar zëvendësimin para syve të gjithë botës duke tërbuar trajnerin Maurizio Sarri dhe pasojat kanë qenë të menjëhershme: në stol kundër Tottenham dhe ballafaqim mes portierit “rebel” dhe shokëve të tij të skuadrës.

Spanjolli e ka paguar shtrenjtë dhe është shikuar nga të gjithë si “i keqi” i situatës në ditët e fundit. Po si do të kishin shkuar gjërat nëse ai do të kishte ditur të vërtetën?

Ka portierë dhe portierë… veçanërisht kur një ndeshje shkon me penallti. Sipas “Mirror”, stafi teknik i Chelsea-t ka bindur Sarri-n që t’i besonte Caballero-s në rast se finalja do të vendosej nga pika e bardhë. Trajneri italian kishte vendosur ta zëvendësonte Kepa-n me kolegun e tij gjatë ndeshjes, por Kepa nuk dinte asgjë.

Sipas mediave angleze, portieri spanjoll ka refuzuar zëvendësimin për një arsye të thjeshtë: nuk e dinte se duhej të dilte dhe mendonte se Sarri kishte vendosur ta zëvendësonte sepse mendonte se ishte i dëmtuar. Tekniku italian e kishte planifikuar zëvendësimin pa u thënë asgjë dy lojtarëve…

Ky është edhe “keqkuptimi” për të cilin ka folur Sarri në përfundim të ndeshjes. Gjithmonë sipas shtypit anglez, ai mendohet t’i ketë bërtitur lojtarit të tij në dhomat e zhveshjes: “Si munde ta bësh këtë?”. Si do të kishin shkuar gjërat po t’i kishte thënë të vërtetën?

Related posts

“GËNJESHTRA…”/ Reagon kapiteni i Atalanta-s pas akuzave për shfryrje inati ndaj gazetarit

F.autor

“I SHKEL SYRIN” IGLI TARES DHE LAZIOS/ Mesfushori Shaqiri: Të luaja për trajnerin Sarri do të ishte intriguese

Delo.autor

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

Isa.Autor

Leave a Comment