Futboll La Liga Sport

POLEMIKAT PAS “EL CLASICOS”/ Mou akuzon Ramos: E goditi qëllimisht “Pleshtin”, ja motivi

Tashmë në cilësinë e opinionistit, ish-trajneri ndër të tjerëve edhe i Los Blancos, Jose Mourinho, gjatë komentimit të El Clasico, të përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të katalanasve, deklaroi se përplasja mes yllit të Barças, Lionel Messi dhe kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos ishte e qëllimtë dhe e realizuar nga mbrojtësi për të provokuar reagimin e skuadrës së tij.

“Mendoj se në pjesën e parë, të dyja skuadrat, kur kishin topin, nuk e kanë dëmtuar shumë kundërshtarin. Nuk kishte intensitet në veprimet mbrojtëse, me të gjithë që luajtën në bllok mesatarisht të ulët”, komentoi trajneri portugez.

“Nuk ekzistonte temperamenti i derbit, ose i një El Clasico që vendos titullin. Mendoj se veprimi i Sergio Ramos erdhi nga një futbollist që di shumë mirë se loja duhet të ndryshojë. Me siguri, ai e bëri me qëllim që të krijojë një temperament tjetër për pjesën e dytë, sepse deri në ato momente ndeshja ishte shumë e butë”, deklaroi Mourinho.

Related posts

IBRA NUK KA LIMITE/ 400 gola në liga të ndryshme dhe goli I 150 në Seria A

Delo.autor

Rezultatet në Premier Leauge/ Arsenal fiton me “goleadë“, Manchesteri tregohet “cinik“

Q.Autor

Alex Sandro drejt largimit nga Juventus/ Chelsea shfaq interes për mbrojtësin brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment