Futboll Ligue 1 Sport

FITOJNË ME GOLEADË/ Lyoni triumfon me “pesë yje” pas një viti

Lyon ka shkatërruar 5-1 Toulouse duke forcuar pozitat në vend të tretë të Ligue 1. Kjo është fitorja e parë me 5 gola që nga prilli i vitit 2018 në kampionatin francez.

Serinë e golave e hapi Depay, ndërsa Dossevi barazoi shifrat përkohësisht, para se Traore dhe Fekir të shënon nga një gol në pjesën e parë. Për ta kthyer në goleadë mendoi Dembele, i cili shënoi dy gola të shpejtë (67’ dhe 71’). Ndërkohë në minutën e 83’-të miqtë mbeten me 10 lojtarë pasi Cahuzac mori karton të kuq.

Lyon ndodhet në kuotën e 49 pikëve, 6 më shumë se Saint Etienne dhe 5 më pak se Lille e vendit të dytë.

Related posts

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Protagonist në fitoren e Koniaspor, asisti i parë i sezonit është perfekt nga Çekiçi (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Vangjeli thumbon Partizanin edhe me një shishe uji

Sadik.Autor

Leave a Comment