Futboll Sport

ÇDO TRAJNER DO TA KISHTE ËNDËRR KËTË EKIP/ Formacioni më i shtrenjtë i Serie A

Faqja e specializuar e transferimeve, “Transfermarkt”, ka publikuar vlerat e futbollistëve në kampionatin italian.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një formacion me futbollistët më të vlefshëm në secilin pozicion.

Shoqata e Arbitrave reagon ashpër ndaj dhunës në Kamzë: Policia bëhet partnere me krimin
Lojtarët me vlerë më të lartë në Seria A janë dyshja e Juventusit, Ronaldo dhe Dybala me nga 100 milionë euro secili

Pas tyre vjen sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili llogaritet si i treti më i vlefshëm me vlerë prej 90 milionë euro.

Me nga 75 milionë euro llogaritet vlera e yllit të Napolit, Lorenzo Insigne dhe atij të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ndërsa Miralem Pjanic dhe Kalidou Koulibaly vlerësohen me nga 70 milionë.

Në repartin e mbrojtjes gjendet edhe Milan Skriniar me 60 milionë euro vlerë, Joao Cancelo që vlerësohet 55 milionë dhe Alex Sandro në 50 milionë euro.

Portieri më i vlefshëm në Serie A momentalisht është ai i Milanit, Gianluigi Donnaruma, që ka vlerë 50 milionë euro.

 

 

Related posts

LIVE/ Kukësi-Partizani, Supergol nga goditja e dënimit. Rexhinaldo kalon në avantazh verilindorët

Delo.autor

E DËRGON TOPIN DREJT GOLIT FANTASTIK/ Kristjan Asllani shkëlqen me Beshiktashin

F.autor

LAÇ-PARTIZANI/ Starova me më të mirët në fushë, Lerda surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment