Futboll Sport

SFIDA NË -27 GRADË CELCIUS/ Gashi bëri mirë që iku nga Colorado (FOTO+VIDEO)

Në rrymat e të ftohtit polar dhe kushtet e paimagjinueshme për të luajtur futboll, ndeshja mes Colorado Rapids dhe Portland Timbers u zhvillua në temperaturën -27 gradë celsius (-18 fahreneit).

Një ndeshje që nisi në acar dhe përfundoi e mbuluar në dëborë. Rezultat? 3-3 dhe vendasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 27’-të e takimit. Gola e gabime pa fund nga të dyja skuadrat, penallti e humbur e autogola, arbitër me flokë e vetulla të ngrira e tifozë që zhvishen duke rivalizuar temperaturat. Një ndeshje përtej normales.

Kjo ishte ndeshja e parë për skuadrat në kampionatin e MLS-së që ngriti tiparin këtë fundjavë. Për Colorado mungon Shkëlzen Gashi, i cili u hoq nga lista për sezonin e ri dhe do vijojë të marrë pagën edhe pse nuk do luajë në asnjë ndeshje, ose deri në momentin që të gjejë një skuadër të re. Gjithsesi ish-sulmuesi i Shqipërisë ndihet me fat që nuk ishte i detyruar të luajë në ato kushte ku shokët e tij rezistuan për 90 minuta.

 

Related posts

“SKUADRA DHA SHPIRTIN NË FUSHË”/ Starova i kënaqur me lojën: Ishim të pafat, duhet të kishim…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ PORTOS NË CHAMPIONS/ Juventus ndihet i vjedhur, Ronaldos iu mohua penallti në minutën 94 (VIDEO)

Delo.autor

Vdekja e kapitenit të Fiorentinës, ja çfarë shkruan shtypi italian… (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment