Futboll Sport

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Mourinho i hap rrugë rikthimit, ja planet e së ardhmes

Jose Mourinho rikthehet sërish në qendër të vëmendjes duke u bërë pjesë e një emisioni sportiv në rolin  e analistit në “beIn SPORTS”. Si gjithmonë nuk mungojnë pyetjet për planet e të ardhmes dhe portugezi është i hapur dhe nuk ngurron të flasë për të gjitha temat.

Rikthimi te Real Madrid – “Nëse klubi është i duhuri, nëse struktura është korrekte dhe nëse ambiciet janë korrekte, atëherë unë nuk do e kisha problem të rikthehem.

Reali është një klub ikonë, kanë bërë diçka të jashtëzakonshme në Europë në pesë vitet e fundit, është absolutisht e pabesueshme. Pesë vite, katër finale, të katërta të fituara është e pabesueshme. Në La Liga kanë fituar vetëm 2 në 10 vitet e fundit, ndjenja kur fituam titullin në sezonin 2011-12 ishte e jashtëzakonshme”, tha portugezi.

I pyetur nëse e shikon veten duke ngritur një trofe të Champions League në “Bernabeu” Mourinho përgjigjet me ironi: “E fitova një Champions League në ‘Bernabeu’, me Interin” (qesh)!

Mourinho tha se kur një klub kërkon të të marrë për herë të dytë, atëherë është një ndjenjë e mirë sepse kupton se ke punuar mirë dhe dëshirojnë të punojnë sërish me ty, këtë e tregoi duke përmendur rikthimin te Chelsea. “Special One” shtoi se pishman i ka mbetur largimi nga Manchester United sepse kishte ende disa gjëra të vogla për të bërë dhe nuk ia dhanë mundësinë, ndërsa për klubet e tjera ku ka punuar tha se ndihet shumë mirë sepse ka dhënë gjithçka nga vetja e tij, pavarësisht nëse ka fituar tituj apo jo.

Related posts

LEUCEMI AKUTE/ Donnarumma përlot botën me mesazhin inkurajues për Mihajloviç

F.autor

KËRKON PËRFORICME TË MËDHA/ Newcastle përgatitet për një fushatë përrallore në merkato, ja tre emrat e parë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme, Alcantara ndëshkon Porton me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment