Futboll La Liga Sport

“TI VIJË TURP”/ “Shpërthen” agjenti i BALE: Tifozët duhet t’i puthin këmbët atij

Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj tifozëve të Real Madrid, të cilët e vërshëllyen uellsianin në “El Clasico” gjatë momentit kur po dilte nga fusha.

“Ky brez i tifozëve të Real Madrid do të jenë duke folur për golat e tij pas pak vitesh. Gjatë qëndrimit prej 6 vitesh në Spanjë, ai ka fituar gjithçka, ai është një nga më të mirët në botë, tifozët duhet t’i puthin këmbët atij”, tha fillimisht Barnett.

“Sinqerisht, atyre të iu vijë turp, Bale meriton më shumë respekt, është e turpshme mënyra se si tifozët e kanë trajtuar atë”, vijoi më tej përfaqësuesi i sulmuesit uellsian.

Bale këtë sezon ka shënuar vetëm 13 gola në 33 ndeshje dhe ka dështuar të marrë rolin e liderit, pas largimit të Cristiano Ronaldo. Agjenti Barnett përfundoi duke theksuar se është lodhur nga zërat që e largojnë klientin e tij nga Real Madridi, por bëri të qartë se Bale ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 me “Los Blancos” dhe e ardhmja e tij është në Madrid.

Related posts

SUPER REVANSHI JOSHUA-RUIZ/ Ja për kë bën tifo Wilder dhe jep propozimin surprizë

Delo.autor

Spalletti: Inter synon të arrijë vendin e katërt

Sadik.Autor

PROBLEMET ME DËMTIMET/ Skema mund të ndryshohet sërish nga Daja. Ja gjendja tek Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment