Futboll La Liga Sport

DHURON SPEKTAKËL ME KLASIN E TIJ/ Talenti Barcelonës “shkatërron” kundërshtarin me një lëvizje (VIDEO)

Riqui Puig është një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen që ka dalë së fundi nga akademia e Barcelonës. Aktualisht mesfushori aktivizohet me ekipin B të katalanasve dhe vijon të dhurojë spektakël me klasin dhe teknikën e tij.

Këtë javë Barcelona B fitoi 3-0 ndaj Ontinyent dhe 19-vjeçari u bë protagonist me një lëvizje, pa shënuar asnjë gol. Puig mori një top në mesfushë dhe i rrethuar nga dy kundërshtarë bën një rrotullim të thjeshtë që “deh” njërin lojtar që përfundon duke u rrëzuar dhe i hap rrugë talentit të vijojë i qetë sulmin e tij.

Puig mori të gjithë vëmendjen e medieve në paraqitjet e tij me ekipin e parë të Barcelonës në ndeshjen kundër Cultural Leonesa për Copa del Rey, ku dhuroi edhe një asist magjik tek goli i Denis Suarez.

Related posts

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

U ZGJODH NJERIU I NDESHJES NË UELLS-ZVICËR/ Sulmuesi Embolo: Turp që nuk morëm rezultat më të mirë

Delo.autor

ËSHTË NJË GOL LARG TË BËRIT “GJYSMËSHEKULLI”/ Lukaku kërcënon këdo: Jam një “vrasës” në fushë…

Delo.autor

Leave a Comment