Futboll La Liga Sport

“NDËRTON” EKIPIN E SË ARDHMES/ Perez shet “gurët e çmuar” të skuadrës, ja lista e kandidatëve

Referuar raportimeve nga Spanja nëpërmjet “Don Balon”, në fakt, në fund të sezonit, Real Madrid i Florentino Perez mund të shesë disa nga gurët e çmuar për të ndërtuar ekipin e së ardhmes.

Mes tyre, veç Gareth Bale, Karim Benzema e Toni Kross shumë të lakuar, së fundmi është përfshirë në listën e kandidatëve për tu larguar edhe braziliani Carlos Henrique Casemiro. Futbollisti 27-vjeçar është në objektivin e Juventus dhe PSG.

Casemiro, te Real Madrid që nga 2013, me një eksperiencë të shkurtër huazimi te Porto në sezonin 2014-2015, nuk po jep të njëjtin rendiment si në  sezonet e kaluara me Los Blancos. Për këtë arsye, trajneri Santiago Solari, në fund të sezonit mund ta detyrojë brazilianin të ndryshojë ambient. Sipas “Calciomercato.it” po mendon të futet në garën për shërbimet e Casemiro, duke rivalizuar Juventus dhe PSG.

Related posts

FLAMURTARI-KASTRIOTI/ Trajneri DAJA në kërkim të kthesës, zbulohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

ÇMENDET MCGREGOR/ Shpenzon shifrën marramendëse për të blerë jahtin luksoz (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Shënoi supergol, trajneri i Stoke Cityt befason me deklaratën për Shaqirin

Q.Autor

Leave a Comment