Futboll Seria A Sport

SITUATA E YLLIT TEK INTERI/ Icardi vazhdon të ketë dhimbje, asnjë sqarim me…

Kanë dalë të reja për sa i përket çështjes së Mauro Icardi-t tek Inter.

Sot, sulmuesi argjentinas ka folur me skuadrën dhe Luciano Spalletti-n, siç raportohet nga Sky Sport, duke thënë se nuk është gati të stërvitet pasi akoma ndjen dhimbje në gju.

Inter nuk ka komentuar për të rejat e gjendjes së tij fizike dhe thjesht mban shënime dhe nuk përjashtohet që nesër të ketë një tjetër bisedë mes lojtarit dhe trajnerit.

Përpara dhomës së zhveshjes, nuk ka pasur sqarime për situatën mes Icardi-t dhe Perisic.

Ndërsa për sa i përket rinovimit të kontratës, akoma nuk është zhvilluar një takim mes Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e Icardi-t, dhe Beppe Marotta-s.

Paqja mes dy palëve është akoma larg dhe mesa duket situata do të mbetet e njëjtë edhe për këtë javë.

Related posts

Mesfushori shqiptar drejt Beshiktashit, klubi e vlerëson 25 milionë euro

Sadik.Autor

Queiroz i Iranit: Do t’i mësojmë, Spanjës se çfarë është respekti

Sadik.Autor

JUVENTUS – SAMPDORIA/ “Zonja e Vjetër” do të kërkojë fitoren për t’u shkëputur nga rivalët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment