Futboll Seria A Sport

LIDERI I MILANIT NË SHIFRA/ Romanjoli ka bërë hapin cilësor

Të bësh në normalitet diçka të jashtëzakonshme, apo të luash mbi nivel e të dukesh sikur nuk djersit? Kjo po i ndodh Alesio Romanjolit në sezonin aktual. Megjithëse vetëm 24 vjeç, kapiteni i Milanit duket të ketë bërë sivjet hovin cilësor, duke u shndërruar nga kampion i së ardhmes në të tashmes.

Për ata që e kanë të vështirë ta besojnë, numrat flasin qartë e nuk u lënë hapësirë keqkuptimeve. Me Romanjolin në fushë kuqezinjtë kanë mbyllur 7 ndeshje pa pësuar, teksa kanë marrë rezultate pozitive në 17 takime. Me largimin e Bonuçit, numri 13 kuqezi mori përgjegjësinë e shiritit, teksa përballoi shumë mirë presione si ato të lidhurat me dëmtimin në pulpë apo çështjen “Higuain”. 4 humbje në fushë janë një shifër tjetër më se dinjitoze, teksa lideri i ri i Milanit udhëheq ekipin që nga prapavija, ku vepron në krahë të dy “engjëjve” mbrojtës si Xhixho Donaruma dhe Muzakio.

Related posts

Refuzon Liverpool, Suso premton besnikëri për Milan

Q.Autor

Nga e ardhmja tek objektivat, Antonio Conte i thotë të gjitha

Sadik.Autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Legjenda Xavi: Ky do të ishte trajneri ideal për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment